Një pikë karburanti ka shpërthyer në flakë në afërsi të Lezhës. “LSA” ka siguruar një video, e cila tregon tymin dhe flakët. “BalkanWeb” mëson se gjashtë persona kanë mbetur të plagosur. Njëri prej të plagosurve është nisur drejt Tiranës, ndërsa 5 të tjerët ndodhen jashtë rrezikut për jetën
Nuk dihet shkaku, ndërsa zjarrfikëset dhe policia janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Zjarri ka përfshirë pikën e karburantit në superstradën Lezhë- Laç, pranë kryqëzimit të Shënkollit, ndërsa janë dëgjuar edhe disa shpërthime të fuqishme.
Policia ka bllokuar qarkullimin e mjeteve, ndërsa aktualisht janë evakuuar disa prej banorëve të zonës ku ndodhi ngjarja.
Mbrëmjen e djeshme një pikë karburanti shpërtheu në flakë në superstradën Lezhë-Laç dhe për pasojë gjashtë persona mbetën të plagosur. Dy nga 6 të plagosurit kanë pësuar dëmtime të shumta në trup, ndërsa po marrin trajtim mjekësor të specializuar në Tiranë.
Me një deklaratë të shpërndarë për mediat, QSUT-ja thotë se i plagosuri me iniciale N.P është paraqitur në gjendje të rëndë në spital dhe me një shkallë djegieje në trup në 40%, por falë punës së mjekëve, gjendja e 40-vjeçarit tani paraqitet e stabilizuar.
Ndërkohë i plagosuri i dytë, Bardhok Bushati ndodhet në Spitalin e Traumës, ndërsa sipas mjekëve, ai ka pësuar djegie të shumta në pjesët e trupi dhe në kokë.
Njoftimi i QSUT:
Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” bën të ditur mbreme rreth mesnates në Shërbimin e Djegie-Plastikës ka ardhur me urgjencë në gjendje të rëndë shëndetësore, me djegie 40% , pacienti me inicialet N. P, 40 vjec. Gjendja e tij shëndetësore sipas mjekëve të shërbimit të Djegie Plastikës, paraqitet e stabilizuar.
Stafi mjekësor i QSUT është në gatishmëri të plotë dhe po kujdeset, duke zbatuar të gjitha protokollet mjekësore dhe duke e mbajtur në monitorim të vazhdueshëm në reanianimacionin e shërbimit të Djegie Plastikës.