VIDEO / Gjinushi, replika me gazetaren: Qenke shumë e eksituar…

Pas zgjedhjes si kryetar i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi ka folur për mediat.

Mes të tjerave, një gazetare e ka pyetur Gjinushin se kur i lindi në mëndje që të kandidonte si kryetar i Akademisë, pyetje që është konsideruar si provokuese nga Gjinushi.

Debati   

Gazetarja: Kur e morët vendimin për të kandiduar si kryetar i Akademisë së Shkencave?

Gjinushi: Bashkë me lindjen tënde.

Gazetarja: Me lindjen time s’ka mundësi, atëherë keni qenë kryetar partie.

Gjinushi: Mos bëj pyetje që s’kanë përgjigje.

Gazetarët: Si nuk kanë përgjigje?

Gjinushi: Je shumë e eksituar…shko mjekohu.

Gazetarja: Kujdes me gjuhën zotëri…i paedukatë. Shko mjekohu ti se je dhe kryetar i Akademisë së Shkencave.

/a.r

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU