Sot në mëngjes ai u “sulmua” nga të rinjtë socialistë të Kavajës, për deklaratat “kontradiktore” për Elvis Roshin, ish-kryebashkiakun e këtij qyteti, por i pyetur nga gazetarët ka dhënë një përgjigje indirekte për vazhdimësinë e koalicionit.
I pyetur nga News 24, kryetari i grupit të LSI, Luan Rama u shfaq në krahë të deputetit të PS-së Dashamir Peza dhe tha se: “Jam bashkë me zotin Peza, deputetin e PS për të konfirmuar një unitet të madh LANC që Martaneshi dhe Peza kanë bërë bashkë dhe që nuk na ndan dot asnjë kohë tjetër”.
Ai ndër të tjera hodhi poshtë mundësinë e një koalicioni mes PD-së dhe LSI-së, kur u përgjigj se nuk e kishte dëgjuar deklaratën e bërë nga Lulzim Basha, ndërsa shtoi: Akoma me çadrën ju?