Vërtet PD-ja është rritur elektoralisht, por…

Nga Eduard Zaloshnja

Aldo Bumçi deklaroi në emër të PD-së, se të gjitha sondazhet tregojnë se partia e tij është rritur nga 29% më 2017-ën, në 37%-40% sot. Por ai nuk përmendi se sa përqind kanë aleatët e PD-së.

Në sondazhet e publikuara, në ato të papublikuara që kam parë, dhe në ato që kam zhvilluar vetë, aleatët e PD-së janë rrudhur ndjeshëm në krahasim me 2017-ën. Me fjlaë të tjera, dy kampet (PS+PSD+PDS përkundrejt PD+LSI+PDIU) janë pothuaj në një barazim statistikor në sondazhe (brenda marzhit statistikor të tyre). Ndërkohë, sondazhet trgojnë se numri i banorëve të rritur që janë gati të votojnë sot në zgjedhje parlamentare është më i vogël se i atyre që kanë votuar në zgjedhjet paraardhëse.

Grafiku i mëposhtëm tregon historinë elektorale të viteve të fundit dhe mesataren e sondazheve të kohëve të fundit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU