VENDIMI/ Yjet e Premier League bojkotojnë rrjetet sociale për 24 orë, ja arsyeja

Disa prej emrave më të mëdhenj të do të bojkotojnë rrjetet sociale për 24 orë si shenjë proteste për abuzimet raciale. Pas disa incidenteve ndaj lojtarëve të Premier League, Shoqata e Futbollistëve Profesionistë ka vendosur të bojkotojë Twitter, Facebook dhe Instagram nga ora 21:00 e së premtes deri në orën 21:00 të shtunën.

“Futbolli ka një problem me racizmin,” shprehet mbrojtësi i Anglisë dhe Tottenham Danny Rose. “Nuk dua që lojtarët e së ardhmes të përjetojnë ato momente negative që kam përjetuar unë gjatë karrierës time.”

Në fillim të javës, kapiteni i Manchester United Ashley Young është abuzuar në rrjetet sociale pas eliminimit nga Barcelona në Champions League. Edhe kapiteni i Watford Troy Deeney ka qenë viktimë e thirrjeve raciste në Instagram në fillim të muajit kur shënoi golin e fitores në gjysmëfinalen e FA Cup.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU