Vendimet e “Disiplinës”, Besa në gijotinë, Bylisi në Superiore

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka publikuar vendimet për javën që lamë pas në futbollin shqiptar. Superiorja kaloi e qetë dhe nuk u mor asnjë masë apo paralajmërim për klubet elitare të futbollit shqiptar.

Nuk është e njëjta tablo në Kategorinë e Parë aty ku Besa dhuroi një shfaqje të shëmtuar ndaj Bylisit. Ndeshja u ndërpre për shkak të goditjeve ndaj gjyqtarëve nga tifozët. KDS i ka dhuruar ndeshjen në tavolinë Bylisit me rezultatin 3-0, ndërkohë që dënon stadiumin e tyre me 8 ndeshje pezullim.

Presidenti Bizhdili është dënuar gjithashtu me 8 ndeshje. Bylisi tani ka 6 pikë diferencë nga Besa dhe me shumë mundësi është ekipi që do të ngjitet. Një distancë e konsiderueshme pikësh që i jep qetësi mallkastriotëve.

Lojtarët e Shënkollit Emirjon Mirdita dhe Klaudjo Pjetrushi dënohen me 8 ndeshje i pari dhe 10 i dyti për shfaqjen e shëmtuar ndaj Veleçikut ku u përshin në një sherr masiv në “Reshit Rusi”.

Osmanlari i Pogradecit dhe Dervishi i Tomorit për goditje të kundërshtarit dënohen me 8 ndeshje pezullim nga garat futbollistike.

Vendimet e plota të Disiplinës: 

1.    Lojtari i KF “Shënkolli”,Emirjon Mirdita, për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/e te KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
2. Lojtari i KF “Shënkolli”,Klaudjo Pjetrushi , për goditje ndaj zyrtarit të ekipit kundërshtar ,në bazë të Nenit 48/2e te KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
3. Zyrtari i KF “Besa”, Emiljano Bizhdili, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8(tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
4. KF “Besa”, për sjellje të gabuar të spektatorëve dhe hedhje te sendeve të forta në fushën e lojës duke shkaktuar ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes si dhe duke shkaktuar akte dhune, në bazë të Nenit 49/5 dhe 66/3/c të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zhvillimin e 8 (tetë) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës.
5. Lojtari i KF “Pogradeci”, Anteo Osmanllari, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
6. Lojtari i KF “Tomorri”, Aldo Dervishi, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
7. KF “Turbina”, paralajmërohet se në rast përseritje të vonesave në fillimin e lojës do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloreve të tjera të FSHF.
8. Lojtari i KF “Skrapari”, Sajmir Gega, për sulm ndaj tifozëve, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
9. Lojtari i KF “Skrapari”, Florjan Kopace, për sjellje jo sportive ndaj tifozëve, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
10. KF “Korabi” U-19, për mos paraqitje në ndeshje kundër “Shkëndija B.T” U-19, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi.
11. KF “Spartaku” U-19, për mos paraqitje në ndeshje kundër KF “Kukësi” U-19, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi.
12. Lojtari i KF “Bylis” U-19, Brahaj Myrto, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/a te KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
13. KF “Kamza” U-17, për mosparaqitje në ndeshje me KF “Term” U-17, në bazë t Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavoline me rezultatin 3-0 dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi. Në aplikim të Nenit 40/1 të KDS dhe Nenit 86/2/e dhe 86/2/d të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, KF “Kamza” U-17, është përsëritës i shkeljes e mësipërme, për këtë arsye dënohet me përjashtimin nga aktiviteti për këtë sezon futbollistik dhe zbritjen e një kategorie më të ulët.
Të gjitha pikët që ekipet e tjera kanë marrë në takime direkte me KF “Kamza” U-17, do të përllogariten në bazë të Nenit 86/3/b të Rregullores së Veprimtaris Futbollistike.
14. Lojtarja e “Juban Danja” femra, Paula Jaku, për dhunë ndaj zyrtares të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/b të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.
15. Lojtari i KS “Valbona”, Dorelo Aliko, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/a te KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
16. Zyrtari i KF “Pashtriku” U-15, Ardjan Poga, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8(tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
17. Rrëzimin e kërkesës se lojtarit të KF “Tirana”, Michael Ayodeji Ngoo, si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
18. Rrëzimin e kërkesës se lojtarit të KF “Vllaznia” U-19, Angjelo Radovani, si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive

/telesport

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU