Pak kohe pas arrestimit te vellait te tij nga policia, shkarkohet nga detyra shefi i qarkullimit rrugor në Dibër, Robert Aga.
Ai u shkarkua pasi i vëllai, Pajtim Aga, u arrestua nga policia, si pjesë e një rrjeti trafikantësh që kalonte kanabis në formë çokollate nga Greqia, përmes Shqipërisë dhe me destinacion vendet e Bashkimit Evropian.
Aga, u bë i njohur për përgjimet e gazetës gjermane “Bild”, ku shefi i komisariatit të Dibrës, bisedonte me ministrat socialistë, por edhe me deputetë, dhe u akuzua për përfshirje të policisë në zgjedhje.
Vëllai i tij i cili është arrestuar gjatë operacionit “Tranzit”, Pajtim Aga njihet si biznesmen në qarkun e Dibrës, ku prej disa vitesh ka hapur një televizion kabllor, ndërsa problemet e tij me policisë janë të hershme.
Më 25 shtator 2016, Pajtim Aga u arrestua nga Policia e Lezhës pasi iu gjetën 320 gramë kokainë, 10 ditë pas telefonatës që vëllai i tij, Robert Aga kishte shkëmbyer me ish-ministrin Tahiri.
Dy vite më vonë, në 2018-n, Aga humbi në mënyrë misterioze të birin, Mateon. 21-vjeçari u zhduk pa lënë gjurmë nga fshati Maqellarë, pak kilometra nga qyteti i Peshkopisë. Familjarët thanë në atë kohë djali mund të jetë rrëmbyer dhe që prej atij momenti nuk dihet asgjë për fatin e tij.
g.kosovari