Veliaj uron Pashkët: Politika duhet të ndihet e turpëruar kur sheh harmoninë fetare

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar sot besimtarët e krishterë për festën e Pashkës. Ai vizitoi Qendrën Sinodike të Kishës Ortodokse, ku i ka uruar festën kreut të besimtarëve ortodoks, shkëlqesisë së tij, Kryepiskopit Anastas.

Ai theksoi se kremtimi i kësaj dite duhet të shërbejë si një mesazh edhe për politikën, për të lënë mënjanë dasitë e vogla të ditës dhe të bëhen bashkë për të mirën e përbashkët.

“Ne të politikës, ndoshta në ditë si sot, duhet të jemi pak me turp, kur shohim si myslimanë e të krishterë që përqafohen, pajtohen, urojnë njeri tjetrin, nuk ka asnjë arsye që ne, mes shqiptarësh, në parti të ndryshme politike, të mos gjejmë gjuhën e të lëmë inate të vogla personale për të mirën e vendit, për të mirën e qytetit dhe të Shqipërisë. Besoj që kjo ditë na kthjellon pak më shumë për të kuptuar se ka më shumë gjëra që na bashkojnë se ato që na ndajnë dhe një Shqipëri e mirë është e mundur, e kemi vetë në dorë, që përtej kapriçove e inateve të punojmë për një vend më të mirë”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës, Veliaj.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU