Veliaj me të rinjtë: Së shpejti do themelojmë këshillin bashkiak të rinisë

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj pati një takim me të rinjtë e kryeqytetit nga ku lajmëroi se së shpejti do të ngrihet dhe një këshill bashkiak i të rinjve, me përfaqësues të shkollave të Tiranës.

    “Do të themelojmë këshillin bashkiak të të rinje, ku duam të fusim përfaqësues të të gjithë presidentëve të gjimnazeve, ku duam të marrim mendimin e tyre për arsimimin. Për t’u siguruar që në bashkinë e Tiranës kemi sy dhe vesh për të dëgjuar secilin që përfaqëson një grup të rinjsh”- theksoi Veliaj.

    Veliaj ka premtuar po ashtu se do të rikthehen bursat për stuentët e ekselencës. Kryebashkiaku ka lajmëruar gjithashtu edhe ditën tjetër pa makina si dhe datën kur do të nisë sërish pastrimi i Tiranës.

    “E vura re sesi njerëzit po komentonin posterat e nxënësve me të gjitha 10-ta. Kur ja kërkova kabinetit kush ishin këta, e kishin mjaft të vështirë të gjenin 100 personat me notat më të mira, por e kundërta ndodhte për nxënësit më të këqinj. Na u deshën 40 ditë për të gjetur se kush ishin më të mirë. Dhe kjo është logjika sesi ka funksionuar. Do rikthejmë bursat për studentët e shkëlqyer. Kjo është një mënyrë për të thënë se minimalisht një pagesë të vogël për nxënësin që është i shkëlqyer ne duhet t’i japim një shtysë inkurajuese.”- tha veliaj.

    S'KA KOMENTE

    PËRGJIGJU