• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: KiE do të vijë të vëzhgojë zgjedhjet të dielën, mbi 1000 vëzhgues të huaj

by Java News
26/06/2019 18:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zgjedhjet lokale që do mbahen të dielën do të monitorohen nga afër nga një trupë shumë e madhe vëzhguesish ndërkombëtar. Përveç atyre të OSBE-ODIHR-it, në Shqipëri do të mbërrijnë edhe një numër tjetër vëzhguesish nga organizma dhe institucione të rëndësishme ndërkombëtare siç është edhe Kongresi i Këshillit të Europës. Kandidati socialistë, njëherësh kryetar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bëri të ditur sot gjatë takimit elektoral në zonën e Dajtit dhe Freskut se në total deri më tani janë regjistruar plotë 900 vëzhgues në zgjedhje.

“Tani që kanë mbaruar komplet, tani që janë komplet të falimentuar, që i ka plasur sherri, Saliut me Lulin, tani që i ka plasur sherri Lulit me kryetarët e bashkive që i mori në qafë dhe që për tre ditë do i nxjerrë të gjithë në rrugë, tani që po shpërbëhen, që u kanë dalë parti të tjera, tani që s’u bindet më njeri se përfundon në burg dhe pastaj s’del nga Shqipëria po preku zgjedhjet, tani që ka prekur fundin mendoi që t’ia fuste edhe një rrenë tjetër dhe sot e pashë Lul Bashën dhe tha: Nuk do ketë vëzhgues të huaj dhe në një moment mendova që hunda po i rritej aq shumë, thashë do na thyejë televizorin duke iu rritur hunda se po shtoheshin rrenat. Raporti i fundit nga KQZ është që deri më sot janë 40 organizata të huaja dhe 900 vëzhgues në total me të gjithë stafet mbështetëse që do të vëzhgojnë zgjedhjet në Shqipëri dhe jam i bindur që nesër do të kalojnë mbi 1000”, u shpreh Veliaj.

Duke e konsideruar të pavërtetë dhe të gënjeshtërt lajmin e bërë të ditur nga kryetari i opozitës, Veliaj bëri të ditur se kryetarët e bashkive të djathta kanë mashtruar përfaqësuesit e Kongresit të Autoriteteve Vendore, duke i bërë të ditur se në Shqipëri ditën e diel i pret lufta. Veliaj theksoi se në cilësinë edhe të përfaqësuesit të kryetarëve të bashkive të Shqipërisë në këtë Kongres ka informuar zyrtarisht këtë autoritet për të vërtetën dhe duke i garantuar se asgjë e keqe nuk do të ndodh. Ndaj tha ai pas këtij sqarimi Kongresi i Këshillit të Europës do jetë në Shqipëri të dielën për të monitoruar zgjedhjet.

“Po çfarë kishte ndodhur? Ishte një organizatë, pra një nga 40 organizatat e cila thoshte që kemi marrë raportime për dhunë. Kjo organizata nuk është Këshilli i Evropës, është një trupë vullnetare brenda Këshillit të Evropës, që quhet Kongresi i Autoriteteve Vendore. Nga e di unë këtë? Se unë si kryetar i bashkive të Shqipërisë jam përfaqësues i Shqipërisë në këtë Kongres, por Luli s’ka si ta dijë këtë se kur ishte kryetar bashkie, jo që s’dinte ku binte Kongresi, nuk dinte ku binte Sahati, shkolla, ku binte kopshti, çerdhja. Çfarë ndodhi? Duke qenë se pjesë e delegacionit që kryesoj unë në Kongresin e Këshillit të Evropës, pra në këtë trupë, brenda një institucioni që ka disa organizma kishin marrë gjithashtu informacion nga Voltana dhe kur marrin informacion nga bashkiakë të tjerë që thonë: Ne këtu ju presim me zjarr, ju presim me gurë, ju qëllojmë me fishekzjarrë, ata thanë, dy duar për një kokë, nëse kjo e çmenduara të vret, pse të shkojmë? Pasi fola me përfaqësuesit e Kongresit dhe pasi u thashë që ne shqiptarët nuk jemi të dhunshëm, një grup i vogël kryetarësh bashkie që djegin shkolla nuk përfaqëson bujarinë dhe mikpritjen shqiptare, edhe Kongresi i Këshillit të Evropës do të jetë këtë fundjavë në Tiranë për të vëzhguar zgjedhjet”, tha Veliaj.

Next Post
Miss Serbia bën shqiponjën me duar në mes të sfilatës (video)

Miss Serbia bën shqiponjën me duar në mes të sfilatës (video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konflikti i afrohet Evropës, SHBA-të kërkojnë ndihmë për mbrojtjen e Gjirit dhe Jordanisë

Konflikti i afrohet Evropës, SHBA-të kërkojnë ndihmë për mbrojtjen e Gjirit dhe Jordanisë

March 3, 2026
Zëdhënësi: Ekonomia e Kinës tregoi elasticitet “të fortë” në 2025

Zëdhënësi: Ekonomia e Kinës tregoi elasticitet “të fortë” në 2025

March 3, 2026
India dhe Evropa përjetojnë krizë karburanti, ndërsa furnizimet me gaz të Gjirit janë ndërprerë për shkak të luftës

India dhe Evropa përjetojnë krizë karburanti, ndërsa furnizimet me gaz të Gjirit janë ndërprerë për shkak të luftës

March 3, 2026
Salianji kërkon karrigen e Berishës? E zbulon Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar!

Salianji-Berishës: Partia nuk është pronë publike, nuk më përjashton dot, sallat i kam mbushur më shumë se ti

March 3, 2026
Plani: 10 ditë për të çarmatosur regjimin iranian, përndryshe lufta do të jetë e pafundme

Plani: 10 ditë për të çarmatosur regjimin iranian, përndryshe lufta do të jetë e pafundme

March 3, 2026
Hapja e aksit Elbasan-Përrenjas, policia apel qytetarëve: Respektoni sinjalistikat rrugore

Hapja e aksit Elbasan-Përrenjas, policia apel qytetarëve: Respektoni sinjalistikat rrugore

March 3, 2026
Skema e re për fermerët/ Ministri: Dyfishohet mbështetja për bletarinë, 7-10 mijë euro për blegtorët e rinj dhe…

Skema e re për fermerët/ Ministri: Dyfishohet mbështetja për bletarinë, 7-10 mijë euro për blegtorët e rinj dhe…

March 3, 2026
Teherani mund të sulmojë Manzën? Muxhahedinët: Propagandë e Iranit në mediat shqiptare! Raketat nuk arrijnë dot këtu…

Teherani mund të sulmojë Manzën? Muxhahedinët: Propagandë e Iranit në mediat shqiptare! Raketat nuk arrijnë dot këtu…

March 3, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Seanca për ‘Sterilizimin’, Beqaj kërkon të njihet me akuzën: Audio-regjistrimi të dëgjohet në sallë

March 3, 2026
“E njohim Teheranin si Jeruzalemin”, si vepruan Izraeli dhe SHBA-të ndaj Khameneit

“E njohim Teheranin si Jeruzalemin”, si vepruan Izraeli dhe SHBA-të ndaj Khameneit

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In