Vdekja e 25-vjeçares në Elbasan, dalin para gjykatës dy mjekët

Dy mjekët, të cilët u arrestuan për vdekjen e 25-vjeçares në Maternitetin e Elbasanit kanë dalë sot për tu njohur me masën e sigurisë.

Kardiologu Mehmet Ibaj dhe reanimatori Niko Thano u arrestuan me akuzën e mjekimit të paligjshëm, ku si pasojë humbi jetën 25-vjeçarja Rexhina Debrova , një orë pas lindjes.

Në reagimin e parë qendra spitalore e Elbasanit tha se Rexhina Debrova pësoi një komplikacion të rëndë, të ashtuquajtur infarkt mushkërie.

Por familjarët e 25-vjeçares, kanë akuzuar mjekët për pakujdesi.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU