Vangjel Dule braktiset nga minoritarët, PS fiton thellë në Himarë

Partia Socialiste me 4465 ka dalë fituese në Himarë duke thyer bastionin e Vangjel Dules, kryetarit të PBDNJ-së.

Kreu i partisë minoritare synonte që së bashku me votat e Partisë Demokratike të dilte forcë e parë në këtë bashki, por ka marrë vetëm 1844 vota.

Kështu, pas përfundimit të numërimit në të 39 kutitë e Bashkisë Himarë, PS-ja ka dalë forcë e parë në Himarë 59.7%, ndërsa PD me 24.6% e treta LSI me 11.5%.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU