“Ushtarët serbo- malazez kanë dhënë jetën për mbrojtjen e Shkodrës dhe të Shqipërisë“.
Deklarata erdhi nga mitropoliti i Malit të Zi Amfilohije Radović, gjatë meshës së shenjtë në kishën ortodokse malazeze të “Shen Trinisë” në Vrakë të Malësisë së Madhe.
Amfilohije ju është drejtuar besimtarëve të shumtë të cilët kishin mbërritur nga Mali i Zi se kush harron të shkuarën nuk ndërton të ardhmen.
“Në këtë qytet ne kemi varrezat e 8000 ushtarëve serbo- malazez të cilët kanë luftuar për mbrojtjen e Shqipërisë ndaj perandorisë Osmane në fillim të shekullit XX.
Si pasojë e dhënies së jetëve të ushtarëve serbo- malazezë, Shqipëria mundi të fitonte lirinë dhe të krijonte edhe shtetin e pavarur.
Duhet ti kujtojmë martirët tone pasi një fjalë e urtë e cila thotë “populli që harron martirët e vet dhe të shkuarën nuk ndërton të ardhmen e vet”.
Ne këtu jemi mbledhë për të kujtuar Krishtin, i cili dha jetën për njerëzimin, por po përmendim edhe të gjithë ato që dhanë jetën për mbrojtjen e këtij vendi”tha ai.
Kleriku malazez theksoi se kisha malazeze ka dhënë shumë martirë për çlirimin e Shqipërisë pavarësisht se kjo kishë ka vuajtur gjatë.
“Kisha Ortodokse në Shqipëri ka dhënë shumë dëshmor dhe martirë për Krishtin dhe për të këtë vend.
Kisha ortodokse malazeze në Shqipëri ka vuajtur shekujt dhe vite më përpara por fatkeqesisht edhe në kohet e sotme.
Ne në keto vende kemi patur kishat tona ortodokse por ato janë shkatërruar. Shkodra është e lidhur me historinë e Kishës tonë.”
Në meshën e zhvilluar në Vrakë ishte i pranishëm edhe ambasadori serb ne vendin tone Miroljub Zaric, shkruan report tv.
Deklaratat se ushtarët serbo- malazez nuk janë pushtues por çlirimtarë nga Mitropoliti i Malit të Zi nuk janë të reja për qytetarët shkodranë.
Ushtarët serbo- malazez, humben jetën në Shqipëri gjatë luftërave ballkanike dhe pushtimit malazez të Shkodrës.