United i refuzon ofertat për Martialin

Manchester Unitedi dëshiron ta ketë në radhët e veta për sezonin e ri francezin, Anthony Martial, përkundër interesimeve për të.

RMC në Francë raporton se “Djajtë e Kuq” kanë refuzuar ofertat nga Interi dhe Tottenhami për shërbimet e Martialit.

Referuar këtyre raporteve Interi ka provuar ta huazojë Martialin për një sezon me të drejtë blerje, përderisa Tottenhami ka tentuar ta kompletojë transferimin e tij të plotë.

21 vjeçari ishte transferuar në Old Trafford për 60 milionë euro më 2015, por nuk ia ka arritur të stabilizojë veten në formacionin bazë. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU