United në kaos, Barça kërkon t’i marrë lojtarin 100-milionësh

Barcelona është gati të shfrytëzojë situatën jo të mirë që po kalon Manchester United për të blerë Marcus Rashford, kontrata e të cilit skadon në vitin 2020.

Ole Gunnar Solskjaer është gati të bëjë një revolucion gjatë merkatos së verës pasi skuadra e tij rrezikon kualifikimin në Champions League.

Rashford është vetëm një nga lojtarët që rrezikojnë të largohen me parametra zero vitin tjetër.

Gjigantët katalanas janë gati të paguajnë 100 milionë euro për sulmuesin e talentuar anglez dhe ata besojnë se kaë shanse të mëdha për ta blerë nëse United nuk arrin një vend mes katër më të mirëve.

Rashford ka kritikuar shokët e ekipit pas ndeshjes me Manchester City-n, duke thënë se ata duhet të bëjnë më shumë për fanellën që veshin.

/telesport

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU