Ulet nurmi i aksidenteve por shtohet numri i viktimave, policia tregon arsyet e pasojave fatale

Aksidentet me pasoja tragjike kanë një tendencë në rënie gjatë vitit 2019. Të dhënat në katër muajt e parë flasin për 36 aksidente më pak. Ulje ka pasur edhe në numrin e të plagosurve, por numri i personave që humbën jetën është më i lartë. Nga 61 në 2018 në 62 në 2019.

Për drejtorin e Drejtorisë së Policisë rrugore, Mithat Tola, kalimtarët e pakujdesshëm përbëjnë një numër në rritje të aksidenteve.

“Vazhdon të mbetet problematikë përfshirja e këmbësorëve dhe sjellja e tyre e pakujdessshme në rrugë që ka qenë katërmujorin e parë në 20% të rasteve, kemi përfshirje të këmbësorësh dhe kalim të pakujdesshëm të këmbësorëve në rrugë. Është një përqindje e rritur e lartë”, tha Mithat Tola për “Top Channel”

Për Tolën, ka një sërë faktorësh që ndikojnë në aksidentet rrugore dhe kryesisht nëse drejtuesit e mjeteve janë nën efektin e alkoolit.

“Tejkalimi I shpejtësisë, parakalimet e gabuara të drejtuesve të mjeteve, mosrespektimi i përparësisë, mosrespektimi I distancës së sigurisë në udhëtim, I kombinuar me përdorimin e pijes alkoolike”, u shpreh Mithat Tola./i.h

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU