Gazetari dhe analisti Skënder Minxhozi ka reaguar me pikëllim për ndarjen nga jetë të kolegut, mikut dhe gazetarit Fatos Baxhaku.
Me anë të një postimi në rrjetins social “Facebook”, Minxhozi kujton se Baxhaku ishte një mik i vjetër që e di se janë aty edhe kur ke vite pa i takuar.
Më tej ai thotë se sot kemi humbur njerin nga perfaqesuesit e fundit te gazetarise idealiste te viteve ’90, qe kapej tek parimet dhe jo tek interesat.
Baxhaku thotë analisti, ishte një gazetar i vertete qe ndoqi pas pasionin e tij, nje murg me pene ne dore qe na sfidoi te gjitheve ne heshtje.
“Fatos Baxhaku ishte nje mik i vjeter. Nga ata miq qe e di se jane aty edhe kur ke vite pa i takuar. Humbem njerin nga perfaqesuesit e fundit te gazetarise idealiste te viteve ’90, qe kapej tek parimet dhe jo tek interesat. Pakkush mund te guxoje te marre ne dore stafeten qe Baxhaku la ne gazetarine shqiptare. Nje gazetar i vertete qe ndoqi pas pasionin e tij, nje murg me pene ne dore qe na sfidoi te gjitheve ne heshtje me shembullin e tij. U prehsh ne paqe mik!“, shkruan Minxhozi.