U arrestua në banesë, lirohet bashkëshorti i ministres së Arsimit

Ka qenduar pak kohe ne policine e Kosoves, deputeti Dardan Molliqaj, i cili u arrestua mengjesin e sotem ne banesen e tij.

Molliqaj, eshte njeheresh edhe bashkeshorti i ministres sone te Arsimit, Besa Shahini, me te cilen vetem pak kohe me pare u kurorezuan ne martese.

Lajmin për lirimin e Molliqajt e ka konfirmuar zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi.

“Rasti ishte dërguar në Prokurori. Deputeti Molliqaj tashmë është liruar me procedurë të rregullt”, ka thënë zëdhënësja e PSD-së për kp.

Sipas Policisë, gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar dje një urdhër arrest për Dardan Molliqajn.

Ai u arrestua në lidhje me pjesëmarrjen në protestë pas arrestimit të liderit të VV-së, Albin Kurti, në vitin 2015. Molliqaj në atë kohë ka qenë sekretar organizativ dhe njëri ndër njerëzit kryesorë në VV.

LAJMI PER ARRESTIMIN

Sipas njoftimit të PSD-së, postuar ne faqen e vet zyrtare ne FB, cituar nga mediat e Kosoves, ai është arrestuar në banesën e tij dhe nuk ka qenë i paralajmëruar më herët për seancë apo paraqitje ne gjykatë.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU