Twitter fshin 371 mijë llogari që nxisnin terrorizmin

Gjatë 2018 rrjeti social Twitter ka pezulluar 371 mijë llogari për shkak të shkeljeve të lidhura me promovimin e terrorizmit,  sipas raportit gjysmëvjetor të transparencës, i publikuar nga vetë kompania.

”Nga llogaritë e pezulluara në gjysmën e dytë të vitit, 91% u identifikuan nga mjete  teknologjike ‘ad hoc”, thekson Twitter.

“Prirja që po vëzhgojmë nga viti në vit është një rënie e vazhdueshme në organizatat terroriste që përpiqen të përdorin shërbimin tonë. Kjo është për shkak të zbatimit të politikës së tolerancës zero ndaj këtij fenomeni”, shpjegon kompania.

/a.rada

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU