Turqia feston 99-vjetorin e Parlamentit

Turqia feston sot 99-vjetorin e mbledhjes së Parlamentit të parë njëkohësisht me festën e Sovranitetit Kombëtar dhe Fëmijëve.

Me rastin e kësaj dite, kryetari i kuvendit, Mustafa Sentop, kryesoi një delegacion të zyrtarëve të lartë në një vizitë në mauzoleun “Anitkabir” të Ataturkut në Ankara.

Festa shtetërore e Sovranitetit Kombëtar dhe Ditës së Fëmijëve festohet më 23 prill, në ditën kur në vitin 1920 u hap Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë. Kjo datë festohet në prani të fëmijëve nga e gjithë bota.

Në këtë ditë në vitin 1924, u vendos që data e themelimit të Kuvendit të Madh Popullor të shënohet si festë kombëtare. Pesë vite më vonë, më 23 prill 1929, kjo festë iu dhurua fëmijëve. Që nga viti 1929 festohet si Dita e Sovranitetit Kombëtar dhe në të njëjtën kohë si Dita e Fëmijëve.

/a.rada

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU