Turizëm/ 44 milionë euro në ndihmë të 80.000 banorëve!

“Lajm i mirë” për zonat bregdetare të jugut! Rreth 44 milionë euro do të investohen për të përmirësuar kushtet e jetesës në këto zona.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe  Björn Thies, Drejtori i Zyrës së KfW (Banka Gjermane për Zhvillim), nënshkruan tre Marrëveshje Financimi  në kuadër të programit të Financimit për furnizimin me ujë  të Zonave Rurale IV.

Fokusi janë zonat bregdetare të Jugut të Shqipërisë, konkretisht Orikumi.

Ky investim pritet “të tërheqë” edhe më shumë turistë, si dhe t’i vijë në ndihmë rreth 80.000 rezidentëve të zonës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU