Tronditet Laçi, breshëri kallashnikovi ndaj 25-vjeçarit pas sherrit për parkimin

I riu qe u ekzekutua mbrene në qytetin e Laçit eshte identifikuar si Viktor Shkorreti.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të gjykatës së rrethit. Disa persona, bashkëmoshatarë të tij, kanë dashur të parkojnë në vendin ku po linte makinën, viktima, 25-vjeçar.

Mes tyre ka nisur një sherr, janë përleshur me njëri-tjetrin, dhe njëri nga të përfshirët në ngjarje ka nxjerrë armën automatike duke qëlluar me breshëri ndaj tij.

Policia ka ngritur post-blloqe të shumta për të bërë të mundur kapjen e autorëve të dyshuar.

Viktima ka mbërritur i vdekur në spital dhe dyshohet se është qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Njoftimi i policise:

Në afërsi të stadiumit në Laç – Kurbin, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.SH. 25 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Në ndihmë të Policisë Vendore, për të bërë të mundur zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes, janë nisur një grup specialistësh nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe FNSh, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.

Viktima Viktor Shkorreti, me origjinë nga Mirdita kishte disa vite që jetonte bashkë me familjen e tij në qytetin e Laçit.

Sot qyteti i Laçit ishte epiqendër e shumë qytetarëve, të cilët e vizituan pasi sot shënohet e marta e fundit e Shna Ndout. Me mijëra pelegrinë shkuan në Kishën e Shna Ndout për të kaluar aty natën.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU