• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tre P-të e politikanëve shqiptarë në shumë më shumë se 30 vjet

by Lorenc Vangjeli
27/07/2019 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Ballkani prodhon më shumë histori sesa mund të konsumojë! Fraza e famshme, e thënë dhjetra vjet më parë dhe në shumë gjuhë evropiane, është shumë e vërtetë edhe nëse thuhet vetëm për një vend tipik ballkanas si Shqipëria. Po të shihet se çfarë ka ndodhur në një stinë të vetme politike në Tiranë, sesa histori dramatike e qesharake kanë ndodhur, sesa ngërç, luftë e pandërprerë, paqe e munguar, kërcënime ekstreme, molotovë, gaz lotsjellës, auditore të braktisur nga studentë kundër qeverisë, të cilët refuzojnë edhe opozitën, shkundje kabinetesh qeveritarë, dalje nga sistemi të opozitës dhe zgjedhje të frakturuara, pra, nëse shihet çfarë ka ndodhur, Shqipëria ngjan sikur është një vend me nja 300 milion banorë, që ka armë bërthamore dhe që vendos për fatin e të paktën tre çerekut tjetër të globit duke qenë pikërisht kërthiza e vetë globit.

Vetëm në një vit politik dhe jo kalendarik, pra, nga shtatori i vjetshëm e deri në këtë fund korriku të sivjetshëm, rrëmeti i ngjarjeve të bujshme që janë rrokullisur, është i jashtëzakonshëm. Në një listë të pjesshme fillon e numerotohet procesi ndaj një ish-ministri të brendshëm, që në fakt është gjyq për nja dy vjet të mandatit të parë të së majtës së bashkuar, protesta e studentëve, ndryshimi radikal i kabinetit qeveritar, skandali i Unazës së Re, depërtimi i skandalit të përgjimeve në median ndërkombëtare, konflikti mes kryeministrit e presidentit, djegia e mandateve të opozitës, riformatimi i parlamenti me deputetë të rinj, stina e zgjatur e protestave të saj, shndërrimi në të pandehur të drejtësisë i kryetarit të opozitës, bojkoti i zgjedhjeve lokale, dekretetet kundërthënës të Presidentit të Republikës dhe nisja e procesit për shkarkimin e tij, ndeshjet juridike për në Gjykatën Kushtetuese që ende nuk ekziston dhe përplasja e fundit e pushtetit me një pjesë të artistëve për çështjen e teatrit Kombëtar, janë vetëm disa nga goglat e tespieve të sherrit të pafundëm shqiptar.

Tmerr edhe vetëm t’i numërosh.

Nervozizëm edhe vetëm për t’i kujtuar.

Stres pafund për qytetarët me telekomandë në dorë, të gjendur nën këtë agresion të jashtëzakonshëm të konfliktit, krizës dhe arrogancës politike në vend, që nuk po arrin dot të jetë thjesht dhe vetëm një vend normal.

Duhet vetëm pak distancë në kohë për të parë se në themel të krizës ciklike të vendit qëndron një klasë politike e cila nuk është në gjendje të japë zgjidhje për problemet e vendit, por është shndërruar në një problem për t’u zgjidhur.

Një klasë politike, plus dhe administrata që ajo ka prodhuar, është shndërruar deri në qelizën më të vogël të saj, në një shumësi bejlerësh eunukë, nga poshtë e deri lart dhe anasjelltas, që shkelmojnë egërisht edhe harremin e vet elektoral, për shkak të tredhjes së trurit dhe rrënimit të shpirtit. Të trashë në të menduar dhe të ligj në të ndjerë, në shumicë dërmuese ata janë një kastë jo përfaqësuese edhe e nivelit mesatar të shoqërisë politike.

Duke mos e merituar kurrë popullin që kanë qeverisur në gjithë këtë shekull, duke e qeverisur këtë popull në mënyrë kriminale dhe idiote, qeveritarët shqiptarë duhet të jenë subjekt i mohimit dhe përbuzjes dhe jo nderimit dhe lavdeve.

Një shqiptar i mençur e cinik si Konica, thotë se Shqipëqrinë e ngjallën idealistët, e ruajtën rastet dhe e vranë politikanët! Secili nga ta ka një identikit të përbashkët me tjetrin: është i Paparashikueshëm, kërkon të jetë i Përhershëm, bën gjithçka të mbetet i Pandëshkueshëm! Duke prodhuar më shumë marrëzi e neveri, histori e histeri sesa meritojnë shqiptarët ballkanas.

Next Post
Kreu i KQZ kundër zgjedhjeve, por miraton kërkesën e OSBE për 150 vëzhgues

KQZ shpall zyrtarisht rezultatin e 30 qershorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

April 8, 2026
Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

April 8, 2026
Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 8, 2026
Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

April 8, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Miratohen çmimet e reja, ulet me vetëm 4 lekë nafta në Shqipëri

April 8, 2026
“Më 28 dhjetor fitojmë bindshëm” Kurti: Më 29 dhjetor gëzohen fëmijët dhe pensionistët

Kurti zbulon planet për 2030: Palestra e re e xhudos, mikpritëse e sporteve luftarake në Lojërat Mesdhetare

April 8, 2026
Situata mes PD-ve, Minxhozi: Berisha humbi sfidën e madhe për të bashkuar demokratët, s’duhet të përsëritet “6 Marsi”

Një fitore si ajo e Trump

April 8, 2026
Izraeli rifillon sulmet në Liban, Netanjahu: Nuk përfshihet në armëpushimin me Iranin

Izraeli rifillon sulmet në Liban, Netanjahu: Nuk përfshihet në armëpushimin me Iranin

April 8, 2026
Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

April 8, 2026
Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In