Trajkoviç akuza të rënda: Pas vrasjes së Ivanoviç, qëndron vetë shteti serb

Politikania serbe nga Kosova, në një intervistë për mediat në Serbi, ka hedhur dyshimet e saj se prapa vrasjes së ish-politikanit serb nga Mitrovica, Oliver Ivanoviç, qëndron vetë shteti serb.

Rada Trajkoviq që është kryetare e Lëvizjes Evropiane për Kosovën, mes të tjerash për një intervistë dhënë televizionit N1 në Serbi, ka thënë se dy kandidatë për kryetarë të Mitrovicës Veriore që nuk ishin nga Lista Serbe, janë vrarë dhe se sipas saj deri më sot ende nuk ka ndonjë informatë se kush i ka vrarë.

Trajkoviç, ka thënë se kjo është arsyeja që dyshon se Oliver Ivanoviç është viktimë e terrorizmit shtetëror.

“Dy kandidatë për kryetarë të Mitrovicës Veriore, të cilët ishin të regjistruar e të cilët nuk ishin nga Lista Serbe, që të dy janë vrarë, dhe deri më sot nuk e dimë se kush i ka vrarë. Kjo është arsyeja më e qartë pse dyshoj gjithnjë e më shumë se Oliver Ivanoviç është viktimë e terrorizmit shtetëror. Vrasja e Oliver Ivanoviqit është një terrorizëm shtetëror, që është kryer kundër një politikani me një detyrë dhe qëllimin e shtrirjes së një rregulli të plotë në atë zonë,” ka shtuar Trajkoviç.

Politikania serbe ka thënë se pengimi i hetimit të vrasjes së Oliver Ivanoviçit, vjen drejtpërdrejt nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Pas këtyre deklaratave të Trajkoviçit, ka reaguar drejtori i të ashtuquajturës Zyra serbe për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, duke thënë se Trajkoviq ka akuzuar shtetin e Serbisë për terrorizëm shtetëror dhe vrasjen e kreut të Iniciativës SDP, Oliver Ivanoviç.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU