Tiranë/ Punonjësi i lavazhit grabit monedhën e florinjtë në një automjet por…

Një 39-vjeçar nga Tirana ka përfunduar në pranga e policisë për shkak të një veprimi të tij, që i ka kushtuar edhe burgun edhe vendin e punës.

Sipas të dhënave zyrtare, është arrestuar shtetasi Xhavit Hafuzi, banues në Tiranë, pasi më datë 18 mars, në rrugën e “Kavajës”, duke punuar si lavazhier, ka vjedhur një monedhë floriri (sterlinë angleze), në automjetin tip “Mazda”, në pronësi të shtetasit A. V.

Pas kësaj lavazhieri e ka shitur monedhën e shtrenjtë në një argjendari, kundrejt shumës 34.000 lekë të reja, raportojnë burime zyrtare për “BalkanWeb”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua monedha, ndërsa tashmë 39-vjeçari do të duhet të kryejë dënimin për krimin e bërë./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU