Shënohet incidenti i parë në qendrat e votimit pas nisjes së procesit dy orë më parë.
Incidenti është shënuar në shkollën “Dhora Leka” pranë fushës së aviacionit. Procesi i votimi është ndërprerë për momentin, pasi komisionerët janë konfrontuar fizikisht me njëri-tjetrin. Ende nuk dihen paraprakisht shkaqet e këtij incidenti. Është kërkuar ndërhyrja e KQZ-së për të zgjidhur situatën.