Tiranë, një person vret veten me armë pranë Kuvendit

Ka ndërruar jetë në spital 50 vjeçari Bernard Uka, i cili u vetëplagos sot rreth orës 11:55 në banesën e tij përballë godinës së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Arma me të cilën 50 vjeçari qëlloi veten i përkiste partnerës së tij, efektive policie.

Ndërkaq dyshohet që ngjarja të jetë aksidentale.

“Rreth orës 11:55, në rrugën “Xhorxh Bush”, në banesë dyshohet se është vet’plagosur me armë zjarri shtetasi B. U., 50 vjeç i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Po punohet për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes” – njofton policia.

/a.rada

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU