Tiranë/ Grabitet nën kërcënimin e armës farmacia, në kërkim autori

Një grabitje me armë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Tiranë. Një farmaci në rrugën “Siri Kodra” u grabit nga një person me maskë i moshës rreth 20-vjeçare sipas policisë.
Nën kërcënimin e armës autori ka marrë një shumë monetare prej rreth 8 mijë lekësh.
“Më datë 10.01.2017, rreth orës 18:18, në rrugën “Siri Kodra”, tek një farmaci, ka hyrë një person i seksit mashkull, rreth 20 vjeç, i cili dyshohet të ketë qënë me armë zjarri, ku ka arritur të marrë shumën monetare prej 8.000 Lekësh”, thuhet në njoftimin paraaprak të policisë.
Grupi hetimor në vendin e ngjarje po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU