Theresay May jep dorëheqjen me lot në sy

Theresa May i është dorëzuar presionit nga partia e saj dhe caktoi datën 7 qershor si ditën kur ajo do të largohet nga detyra e kryetares së Konservatorëve, duke i dhënë fund kështu drejtimit të saj 3 vjeçar të mbushur plot me turbullira.

Ajo bëri një lajmërim pasi u takua me Graham Brady-n, pjesë e konservatorëve dhe një nga zërat që ka kërkuar largimin e saj me forcë.

Fati i kryeministres u vendos pasi u shpall plani i ri 10 pikësh i Brexit të martën, i cili inatosi jo vetëm anëtarë të kabinetit të saj, por edhe të parlamentarë të Partisë Laburiste./ i.h

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU