Thellohet skandali/ Kush është vëllai i Loredanës i dënuar mbi 73 herë

Familja Zefi në Zvicër është duke u njohur si një familje “problematike” përveç reperes Loredana Zefi e cila ka zhvatur një çift zviceran duke ia marr një shumë prej 900 mijë franga edhe vëllau i saj Fatoni kishte një sërë vepra penale nga Gjykata Kantonale e Luzernit.

Sipas një hulumtimi të bërë nga gazeta zvicerane “20 min.ch”, Faton Zefi është dëbuar nga Zvicra. Në maj të vitit 2016, Gjykata Kantonale e Luzernit kishte hedhur poshtë ankesën e tij kundër riatdhesimit. Që nga viti 1999, ai është dënuar jo më pak se 73 herë për vjedhje, raporton Insajderi.

“Në bazë të këtyre rrethanave sugjerohet që kërkuesi nuk është i gatshëm dhe as i aftë ët respektojë rendin ligjor vendas”, thuhet në arsyetimin e gjykatës zvicerane.

“Faton u konsiderua si Pablo Escobar i Emmenbrucke” thotë një mik i tij i cili jetonte në të njëjtin komunitet me Fatonin.

Ai filloi të shiste marihuanë nga mosha 15 ose 16 vjet, më vonë ai kishte vazhduar edhe me kokainë. Kështu Gjykata Penale e Luzerinit e kishte dënuar atë në mars të vitit 2015 me një dënim prej 18 mujash burg. Ai [Fatoni v,j] ishte zënë duke tregtuar substanca narkotike në mes të dhjetorit 2011 dhe 2012. Fatoni ishte zënë me 300 gram kokainë, shkruan “20min.ch”, raporton Gazeta Insajdeir.

Reperja Loredana Zefi gjatë javës së kaluar është arrestuar nga policia zvicerane pasi që ajo dhe vëalli i saj dyshohet se janë përfshirë në një mashtrim të një çifti zviceran duke ia marr një shumë prej 900 mijë franga.

Loredana një ditë pas arrestimi kishte ardhur në Kosovë ku ka mbajtur një konferencë për media me ç’rast ishte arsyetuar se ajo nuk i kishte marr para çiftit zviceran.

Loredana ka shtatë vëllëzer dhe dy motra. Gazeta zvicerane shkruan për Loredanën se ajo është rritur në një ambient të “rrezikshëm” së bashku me vëllëzërit e saj.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU