Thaçi: Vendimi i Ivanovit me pasoja për të ardhmen e Maqedonisë

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi vendimin e presidentit maqedonas Gjorge Ivanov për amnistimin e politikanëve kundër të cilëve zhvillohen hetime e quajti një absurditet përmes të cilit suspendohet sistemi juridik në Maqedoni.

“E them më vjen mirë, për faktin se me këto vendime lidershipi maqedonas po e bind bashkësinë ndërkombëtare se nuk duan të ndërtojnë shtet demokratik, multietnik, të gatshëm për hyrje në NATO dhe BE”, deklaroi Thaçi në Tv21.

“Fatkeqësisht me këso vendime për 30 vite me radhë shqiptarët janë dënuar individualisht dhe kolektivisht me dënime të larta drakonike. Këto vendime shqiptarët moti kohë i ka përjetuar rëndë në kurrizin e tyre”, tha Thaçi, transmeton agjencia e lajmeve INA.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU