Thaçi: Kosova është krenaria jonë, vendimi i NATO-s i drejtë

Presidenti i vendit Hashim Thaçi në tubimin për shënimin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, u ka uruar mirëseardhje ish-presidentit amerikan Bill Clinton, ish-sekretares së shtetit Medeleine Albright, presidentit Ilir Meta, kryeministrit shqiptar Edi Rama, të cilët po marrin pjesë në këtë tubim.

Ai ka thënë se 12 qershori është data që bashkon të gjithë qytetarët e Kosovës.

“12 qershori është data që na bashkon te gjithëve si qytetarë të Kosovës. Këtë ditë u rilindëm ne. 12 qershori është identiteti i themelimit tonë si Kosovë si pjesë e pandashme e Evropës dhe perëndimit”, ka thënë Thaçi.

Ai ka theksuar se Kosova do të jetë falënderuese ndaj miqve që na ndihmuan në pranverën e vitit 1999, sa të ketë jetë në Kosovë.

Ashtu si jemi sot kosovarë, amerikanë, francezë, ashtu ishim bashkë edhe atëherë kur rrezikohej mbijetesa e një populli. Kur qytetarët e Kosovës ishin gati të sakrifikoheshin për vendin e tyre. Sa të ketë jetë dhe njerëz në këtë anë, sa të ketë Kosovë, ne do të jemi falënderues për atë që u bë në pranverën e vitit 1999. Ishte vendim i drejtë”, ka theksuar ai.

Por, presidenti gjatë fjalimit ka ngatërruar datën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

“Ne kemi shpallur pavarësinë me 17 shkurt të vitit 2018” tha ai, duke e përmirësuar menjëherë me 2008.

Ka nisur tubimi për shënimin e 20-vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, e cila i dha fund gjenocidit serb mbi vendin tonë.

Në këtë tubim madhështor, por marrin pjesë personalitete të larta ndërkombëtare e vendore.

Në mesin e tyre janë ish-presidenti amerikan Bill Clinton, ish-sekretarja amerikane e shtetit Madeliene Albright, ish-komandanti i NATO-s, gjeneral Wesley Clark, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e personalitete të tjera të larta nga rajoni.

Ky tubim është hapur me një dokumentar që i dedikohet 20- vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë, ditë kjo e cila konsiderohet si Dita e Çlirimit të vendit

Brohoritje të shumta nga qytetarët e Kosovës për presidentin Bill Clinton. USA, Bill Clinton dhe Albright janë emrat që qytetarët po brohorasin.

Ai ka theksuar se Kosova do të jetë falënderuese ndaj miqve që na ndihmuan në pranverën e vitit 1999, sa të ketë jetë në Kosovë.

“Ashtu si jemi sot kosovarë, amerikanë, francezë, ashtu ishim bashkë edhe atëherë kur rrezikohej mbijetesa e një populli. Kur qytetarët e Kosovës ishin gati të sakrifikoheshin për vendin e tyre. Sa të ketë jetë dhe njerëz në këtë anë, sa të ketë Kosovë, ne do të jemi falënderues për atë që u bë në pranverën e vitit 1999. Ishte vendim i drejtë”, ka theksuar ai.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU