Ndërtimi i 500 apartamenteve për banorët e prekur nga tërmeti në qytetin e Laçit do të nisë shumë shpejt.
Ndërkohë kryeministri Rama do të jetë nesër në Stamboll ku do të organizohet konferenca e donatorëve si dhe pritet të ketë një takim me presidentin Erdogan.
Ambasadori turk Yoruk tha se krahas ndërtimit të ndërtesave do të ketë dhe hapësira tregtare dhe vendparkime.
“Realizimi i 500 apartamenteve do të bëhet nga shteti ynë. Qëllimi është strehimi i personave të dëmtuar nga tërmeti. Duhet të nisim sa më shpejt. Në Shqipëri kam ardhur edhe me një grup tjetër nga min e mjedisit dhe urbanistikës. Jemi ne përfundim te projektit në zonën e Laçit. Po punojmë për të nisur sa me shpejtë nga puna por edhe duke ruajtur urbanistiken e kësaj zone. Dizenjimi do të bëhet në bashkëpunim me qeverinë shqiptare”, tha Yoruk.
Më tej ambasadorin e Turqisë, Murat Ahmet Yoruk deklaroi se e njohim mirë psikologjinë në momente të tilla dhe do të ndihmojmë popullin mik me mundësitë që kemi
Sa i takon kostos, ambasadori tha se vlera do të dalë në pah pas dizenjimit.
Gjithashtu ministrja e Kultures Elva Margariti kerkoi që të shihet dhe rindërtimi i godinës së bashkisë së Lacit e cila është dëmtuar. Ajo shprehu mirënjohje për mbështetjen që na ka dhënë Turqia.
Nga lëkundjet e fuqishme me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter ndërruan jetë 51 persona dhe mbetën të plagosur qindra të tjerë.
g.kosovari