Tentativa e dështuar/ Gëlltiti 22 doza kanabis për t’i futur në burg, zbulohet nga gardianët në Korçë

Një i dënuar në burgun e Korçës ka tentuar që të fusë brenda burgut një sasi prej 22 dozash kanabis më 5 maj. I dënuari L.B kishte dalë me leje shpërblyese nga burgu por në momentin e kthimit në qeli në barkun e tij janë gjetur 22 doza kanabis në një qese plastike.

Sipas policisë droga ishte futur në barkun e të dënuarit nëpërmjet gëlltitjes, por tentativa shkoi dëm pasi u zbulua nga skaneri. Tashmë i dënuari me inicialet L.B do të përballet edhe me akuzat e “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Ndërkohë në po të njëjtën datë gjatë kontorlleve të policisë në burgun e Peqinit, brenda një qelie janë gjetur dhe sekustruar 4 telefona celularë. Qelia në fjalë ku u gjetën celularët ishte e të dënuarëve D.H dhe E.H, ndërsa celularët i kishin fshehur në pasijet elektroshtëpiake.

Njoftimi i plotë i policisë:

Kapen 22 doza narkotike të gëlltitura dhe 4 aparate celular të fshehura në pajisjet elektroshtëpiake

Në kuadër të rritjes së kontrolleve e sigurisë në sistemin e burgjeve dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e SHKBB-së, u konstatua se në datë 18.05.2019 në IEVP Korçë, i dënuari B. L, i sapo kthyer nga leja shpërblyese kishte transportuar 22 doza narkotike, në qese plastike, duke i gëlltitur.

Pasi u krye ekografia u konstatua se në stomak ka edhe doza të tjera.

Veç masave të menjëhershme të ndërmarra nga autoritetet e burgut, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje dhe Policia e Shtetit, po kryejnë veprimet proceduriale dhe hetimore për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodi Penal dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal.

——————————————————–

Në po këtë datë, në vijim të kontrolleve në sistemin penitenciar nga ana e Policisë së Burgjeve, në IEVP Peqin, u krye kontroll në disa qeli në sektorin e sigurisë së lartë dhe u gjetën 4 aparate celular të fshehura në pajisjet elektroshtëpiake të të dënuarve D. H dhe E. H.

Pas masave të menjëhershme të ndërmarra nga autoritetet e IEVP-së, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje po kryen veprimet e para proceduriale dhe hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin për veprën penale të “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU