Pas votimit të parlamentit katalanas për pavarësi nga Spanja, Madridi vendosi të shpërbëjë parlamentin vendas dhe të pezullojë autonominë, duke marrë kontrollin drejtëpërdrejtë. Vendimi i madridit duket se ka sjellë tension në Barcelonë ku janë mbledhur mijëra protestues.
Presidenti i rajonit Pugdemont, i cili është vënë nën hetim nga prokuroria spanjolle ka reaguar pas vendimit të Madridit zyrtar. Ai i ka bërë thirrje popullit për qëndresë. Puigdemont ka kundërshtuar marrjen nën kontroll nga Spanja të Katalonjës dhe pezullimin e qeverisë rajonale.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë me vendosmëri. Puigdemont ka kërkuar një “kundërshtim demokratik” ndaj vendimit për pezullimin e autonomisë.
Në fjalimin e tij të parë institucional, në televizionin publik, Puigdemont tha se nuk pranon pezullimin e qeverisë nga spanjollët.
“Në një shoqëri demokratike, parlamentet janë ato që e zgjedhin ose e shkarkojnë presidentin”, tha ai./a.m.