Tension në qiell/ Avioni francez bën manovër të dyshimtë, Italia i vë pas dy ‘gjuajtës’ (video)

Momente tensioni në Lombardi dhe në pjesën më të madhe hapësirës veriore të Italisë.

Dy avionë të Forcave Ajrore Eurofighter, për mbikëqyrjen kombëtare të hapësirës ajrore, kanë nisur fluturimin nga baza ajrore në Istrana në Treviso, për të kapur  një avion “Boeing 777” të Air France, i cili kishte humbur nga radio-kontakti për menaxhimin e trafikut ajror italian.

Dy avionët arritën të identifikojnë avionin francez në qiellin e Lombardisë duke u siguruar që ekuipazhi kishte rivendosur kontaktet me radio dhe se nuk ishte kërcënim për sigurinë kombëtare.

Vala e shokut e shkaktuar nga zhurma e madhe e avionëve luftarak, shkaktoi panik tek banorët.

Lartësia e madhe, era e fortë, shpejtësia që tejkalon edhe zërin, bënë që zhurma të përhapej me shpejtësi dhe me forcë, duke shkaktuar panik, pasi popullsia nuk e dinte se çfarë po ndodhte.

Dy aeroplanët ushtarakë u ngritën si rezultat i urdhrit marrë nga Qendra e Operacionit Ajror në Torrejon të Spanjës, një organ i NATO-s përgjegjës për mbikëqyrjen e hapësirës ajrore./a.ç

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com