• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 13, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Telekom Albania, turqit futen në “lojë”! Çalik Holding bën ofertë për blerjen

by Java News
04/10/2018 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompania “Telekom Albania” tashmë ka një ofertues të ri! Burime nga qeveria shqiptare por edhe nga Dhoma e Tregtisë së Shqipëri-Turqi kanë konfirmuar jo zyrtarisht për televizionin SCAN se gjiganti turk “Çalik Holding” ka prezantuar një ofertë për blerjen e “Telekom Albania”, që tashmë është nxjerrë zyrtarisht në shitje.

Mësohet se oferta është mjaft konkurruese dhe deri më tani është kandidatja kryesore për të fituar marrëveshjen e blerjes së “Telekom Albania”, aktualisht nën menaxhimin e “Deutsche Telekom”.

Në rast se turqit e “Çalik Holding” do të shpalleshin fitues të kësaj gare, atëherë do të kishim një ridimensionin tërësor të tregut të telefonisë celulare në Shqipëri, pasi “Çalik Holding” aktualisht zotëron operatorin e tretë të telefonisë celulare në vendin tonë, Eagle Mobile.

Grupi është i pranishëm në tregun vendas edhe në tregun bankar, pasi zotëron bankën më të madhe private. Interesit të SCAN në lidhje me këtë çështje, “Çalik Holding” nuk ka preferuar t`i japë një përgjigje zyrtare.

Oferta e kompanisë turke, duket se për momentin lë në hije atë të Telekom Srbija, si dhe atë të Vivacom apo PPF. Kompania serbe ende vijon të jetë në garë pavarësisht zërave për një refuzim nga qeveria shqiptare./SCAN

ma.me

Next Post
Mandija: LSI punësoi 20 persona në Hekurudhën e Durrësit gjatë fushatës

Miratohet vendimi për hekurudhën Tiranë-Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In