“Të vendoset data për çeljen e negociatave me Shqipërinë”, Tusk mesazh vendeve të BE-së

Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk në një postim të tijin në Twitter ka çelur dritën jeshile për nisjen e negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut.

“Besoj se ka vetëm një vendim dhe çështja nuk është nëse, por kur”, shkruan ai në postimin e tij duke i sugjeruar KiE vijimin e bisedimeve mes unionit dhe 2 vendeve të Ballkanit sipas rekomandimeve të KE-së.

Kreu i Këshillit të Evropës, ku dhe do të merret vendimi final për çeljen e bisedimeve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut duket mëse optimist për vijimin e procesit të integrimit të 2 vendeve duke ushtruar dhe njëfarë ‘presioni’ ndaj vendeve anëtare për të vendosur një datë finale për hapin e radhës, çeljen e negociatave./l.m

View image on Twitter

View image on Twitter

Donald Tusk

@eucopresident

I believe that there can be only one decision: to launch negotiations in line with the Commission’s recommendations both with North Macedonia and Albania. The question today is not if, but when.
My press remarks with @SPendarovski: https://europa.eu/!dV36pX 

72 people are talking about this

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU