Demi Moore nuk ka ndërmend të përjashtojë as edhe një fragment të jetës nga libri i saj i ri. Aktorja është e gatshme të çlirohet nga sekretet më të errëta, që duket se e mundojnë prej kohësh. Së shpejti pritet të dalë në treg libri i ri i aktores hollivudiane Demi Moore, një libër i cili është plot sekrete dhe intriga mbi jetën e saj.
Në librin e bukuroshes hollivudiane tregohet se si ish-bashkëshorti i saj, Ashton Kutcher, e kishte tradhtuar dy herë përgjatë martesës së tyre tetëvjeçare, me Brittney Jones dhe Sara Leal.
Aktorja ka rrëfyer në këtë libër biografik mbi marrëdhënien e turpshme me ish-bashkëshortin e saj Ashton Kutcher.Për ti plotësuar dëshirën këtij të fundit aktorja Moore ka kryer seks treshe, madje ajo shton se kanë kryer dy herë seks treshe gjatë martesës së tyre. Moore tashmë e konideron si “gabim” veprimin e bërë.
“Doja t’i tregoja se sa e paparë dhe argëtuese mund të isha”, ka rrëfyer Moore. Libri “Inside Out” me të gjitha detajet mbi jetën private të aktores Demi Moore do të publikohet në 24 shtator të këtij viti. Romanca e tyre nisi në vitin 2003 dhe dy vite më vonë, në vitin 2005, çifti kurorëzoi dashurinë e tyre në martesë.