Takimi Trump-Putin! Moska ende e pavendosur

Moska tha se ende nuk është vendosur nëse presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do të takohet me presidentin e SHBA-së, Donald Trump në samitin G20, që do të mbahet në Japoni, gjatë këtij muaji.

Presidenti Trump duket se e ka zënë në befasi administratën ruse kur tha se planifikonte të takonte Putinin gjatë samitit të 20 vendeve më të zhvilluara të botës, raporton Reuters.

Këshilltari i presidentit rus, Yuri Ushakov, u tha gazetarëve se Moska është e hapur dhe shpreson se takimi do të ndodhë, mirëpo shtoi se një ide e tillë ende qëndron “pezull”.

Të dyja vendet kanë mosmarrëveshje dhe tensione sa i përket Sirisë, përfshirjes ruse në Ukrainë dhe ndërhyrjes në zgjedhjet e SHBA-së, gjë të cilën Moska e mohon./l.m

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU