• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Projekti për Shqipërinë, ambasadori Lu: Do ta çlirojmë Europën nga varësia e gazit rus

by A R
08/09/2017 10:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një takim për prezantimin e projektit të gazsjellësit joniano-adriatik (IAP) zgjatim ky i projektit TAP, nga i cili pritet të përfitojë jo vetëm Shqipëria por edhe Kosova e Mali i Zi, ishte i pranishëm edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu.

Ndërsa dha mbështetjen e SHBA-ve për këtë projekt, Lu dekalaroi se pikërisht falë tij “Europa Juglindore do shpëtojë nga ndikimi rus”.

“Gazi ka të bëjë me pushtetin. Në luftojmë për korridorin, pasi do të ndihmonte në bashkëpunim dhe do të çlirojë Europën nga varësia e gazit rus.
 
Shqipëria luan një rol kryesor në gazsjellësin jugor dhe jemi shumë pranë përmbushjes së kësaj ëndrre.
 
SHBA e ka mbështetur gjithmonë këtë korridor, së bashkumë interkonjeksion Greqi-Bullgari, do të rrisë shumëllojshmërinë e furnizimit me energji për vendet e Ballkanit.
 
Në Shqipëri qeveritë kanë treguar mbështetje për TAP, nuk ka simbol më të fuqishëm për integrimin në BE.
 
Për konsumatorët shqiptarë e ardhmja sjell mundësi për investime të reja. Shqipëria shpenzoi mbi 80 mln Dollarë për energjinë këtë verë, ndërsa tani do të paguajnë më pak.
 
Ballkani njihet për luftërat mes fqinjëve, gazsjellësi IAN është i rëndësishëm, pasi mbështetet në bashkëpunimin rajonal dhe sigurinë.
 
Për këtë arsye keni mbështetjen e SHBA” deklaroi Lu.

Gazsjellësi Jonian-Adriatik ka mbledhur në Tiranë palët e përfshira direkt në këtë projekt siç janë vendet që do të ndërlidhë si dhe ambasadorë dhe donatorë.

Në fjalën e tij Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri ka vënë theksin tek gazifikimi dhe rritja e sigurisë energjetike të vendit.

Projekti IAP

Projekti i gazsjellësit Jonian-Adriatik(Projekti IAP), synon të lidhë sistemin ekzistues të transmetimit të gazit të Republikës së Kroacisë, nëpërmjet Bosnjë Hercegovinës (në det), Malit të Zi dhe Shqipërisë mesistemin e gazsjellësit Trans Adriatic (Projekti TAP).

Sipas Studimit të Fizibilitetit traseja përfundimtare e projektit IAP ka një gjatësi prej 511 km dhe shpenzimet totale të investimit për zhvillimin e projektit IAP parashikohen në shumën 618 mil. EUR. Po sipas studimit, gjatësia e pjesës së projektit IAP në Shqipëri dhe Malin e Zi është rreth 162 km, ndërsa investimi në total llogaritet në rreth 288 milionë Euro.

Ndërtimi i këtij gazsjellësi transmetimi do të beje te mundur gazifikimin e Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe zgjerimin e sektorit të gazit në Kroacinë jugore dhe Bosnjë e Hercegovina, duke siguruar një furnizim të larmishëm dhe të besueshëm të gazit natyror.

Ky projekt transmetimi per furnizim me gaz natyror parashikohet që të ketë një kapacitet vjetor në rreth 5 miliardë m3 gaz (ose 5 bcm). Llogaritet për 1bcm për Shqipërinë, 0,5 bcm për Malin e Zi, 1 bcm për Bosnje dhe Hercegovinën dhe 2,5 bcm për Kroacinë.

Nga Fieri, Shqipëri, tubacioni shkon në drejtim të veriut duke arritur Tiranën, duke vazhduar me tej në drejtim të kufirit me Malin e Zi afër Shkodrës. Në kufi, tubacioni kalon lumin Buna dhe shkon në drejtim të Tivarit (Bar). Së fundi, nga Plloçe në Kroaci, rruga vazhdon në drejtim të veri-perëndimit, duke arritur Dugopolje pranë qytetit të Splitit(Kroaci).

Ministria e Ekonomisë e Malit të Zi dhe Ministria e Energjisë dhe Industrisë e Shqipërisë, në bashkërendim edhe me DG ENERGY, kanë përgatitur dhe kanë paraqitur një propozim të përbashkët për financim nga WBIF (Raundi 15) për projektet kryesore teknike të pjesës Shqipëri dhe Mali i Zi të projektit IAP.

 /b.d

Next Post
FOTOT/ Rrethrrotullimi i ri te Komuna e Parisit, nis zbatimi i projektit

FOTOT/ Rrethrrotullimi i ri te Komuna e Parisit, nis zbatimi i projektit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U kap i fshehur me kallashnikov e tre krehra me fishekë, Ylli Zalla del sot para gjykatës

U kap i fshehur me kallashnikov e tre krehra me fishekë, Ylli Zalla del sot para gjykatës

August 19, 2026
Zjarret në Pukë/ Qetësohet situata në malin e Tërbunit, flakët përhapen në Gjegjan-Gojan

Zjarret në Pukë/ Qetësohet situata në malin e Tërbunit, flakët përhapen në Gjegjan-Gojan

August 19, 2026
Hormuzi në pikën e përplasjes, SHBA i merr terren Iranit, mbi 80% e anijeve po përdorin korridorin e Omanit

Hormuzi në pikën e përplasjes, SHBA i merr terren Iranit, mbi 80% e anijeve po përdorin korridorin e Omanit

August 19, 2026
Tragjedia në Manzë! 16-vjeçari lufton për jetën, dëmtime të shumta në gjymtyrë dhe qafë

Tragjedia në Manzë! 16-vjeçari lufton për jetën, dëmtime të shumta në gjymtyrë dhe qafë

August 19, 2026
Gjirokastër/ Merr flakë biznesi pranë Liqenit të Viroit

Gjirokastër/ Merr flakë biznesi pranë Liqenit të Viroit

August 19, 2026
Alarm në Europë! Financial Times: Irani po shqyrton goditjen e bazave amerikane në Bullgari e Qipro

Alarm në Europë! Financial Times: Irani po shqyrton goditjen e bazave amerikane në Bullgari e Qipro

August 19, 2026
FOTO/ Aksidenti tragjik në Durrës, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën

FOTO/ Aksidenti tragjik në Durrës, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën

August 19, 2026
Melania e pakënaqur nga afërsia e Trump me Natalie Harp? Shpërthejnë spekulimet për marrëdhënien e presidentit me ndihmësen 35-vjeçare

Melania e pakënaqur nga afërsia e Trump me Natalie Harp? Shpërthejnë spekulimet për marrëdhënien e presidentit me ndihmësen 35-vjeçare

August 19, 2026
I shpallur në kërkim nga Kosova për drogë, 32-vjeçari kapet me identitet të rremë në Rinas

I shpallur në kërkim nga Kosova për drogë, 32-vjeçari kapet me identitet të rremë në Rinas

August 19, 2026
Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com