Tahiri: Pretendimet e PD për Shullazin janë degradim moral, politik e logjik

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, e ka quajtur “degradim moral, logjik e politik” pretendimin e krerëve të Partisë Demokratike lidhur me Emiljano Shullazin. Kryetari Lulzim Basha dhe ish-kryetari Sali Berisha akuzuan Ramën se e ka përdorur Shullazin për t’i bërë presion Mynyr Konit që të largohet nga gara për për rektor i Universitetit të Tiranës. Sot Basha u shpreh se arrestimi i Shullazit erdhi vetëm pas presionit nga SHBA.

“Policia kryen arrestime, Saliu me Lulin thone qe nderkombetaret paskan urdheruar Edi Ramen qe ta beje kete, pasi po sipas Saliut dhe Lulit ai e perdori te arrestuarin kryesor per te kercenuar kandidatin per rektor!

Cfare degradimi moral, politik, logjik!

Edi Rama dhe PS nuk kane nderhyre asnje cast dhe ne favor te askujt ne garen e zgjedhjeve universitare. Keto qe po zhvillohen jane te parat zgjedhje te lira nga ndikimi i qeverise qe jane zhvilluar ndonjehere ne universitete.

Ndersa Policia e Shtetit provoi edhe njehere se nen kete qeveri s’ka asnje te mbrojtur nga ligji, asnje mbi ligjin.

Sot na akuzojne per te njejtat gjera qe i benin vete kur ishin ne qeveri.

Ne kete vend, per dy dekada, ka vetem nje njeri e nje parti qe ka nxitur, perkrahur e mbrojtur boten e krimit, e po keta kane goje sot te akuzojne ne.

Prandaj Saliu dhe Luli sot meritojne vetem fjalen e urte popullore qente le te lehin karvani ecen perpara!”, shkruan Tahiri në Facebook.

1 koment

  1. Po sikur eshte dhene nga prokurori i krimeve te renda urdheri i arrestimit
    Policia aty e kishte perdit dhe s’kishte prapanice qe ta arrestonte sigurisht se ishte urdheri juaj dhe i shefit tend
    Ta qe e arrestuan ata te medhenjte te vetmen gje te mire qe duhet te beni te rrini pa ze dhe mos kerkoni te njollosni te tjeret

PËRGJIGJU