Nje nga surprizat e kandidaturave per zgjedhjet vendore te 30 qershorit eshte nje emer jo pak i njohur, aktori Erion Isai.
Kryesia e PS-se ka zyrtarizuar emrin e tij si kandidatin e Partisë Socialiste për bashkinë e Kolonjës.
Isai, do te garoje keshtu per kreun e kesaj bashkie ne zgjedhjet vendore te 30 qershorit.
Ai u be i njohur per publikun me rolet e tij ne “Portokalli” e më pas me largimin prej ketij speklakti te humorit u shfaq ne “TV Klan”.
Por kush janë veçoritë e tjera të kandidatëve të PS-së? Rekordin vijon që ta mbajë Gëzim Topçiu në Maliq që kërkon një mandat të gjashtë në drejtim të pushtetit vendor, më pas vjen Adriatik Zotkaj që kërkon mandatin e pestë në Poliçan dhe Tërmet Peçi në Tepelenë të tretin.
Në Dibër pas shumë debatesh u vendos ish-drejtori i Tatimeve Dionis Imeraj në vendin e Muharrem Ramës.
Ndërsa në Mat Partia socialiste i ka besuar bashkin e këtij qyteti, Agron Malaj ish-gardist i 21 Janarit, aktualisht drejtor i OSHEE-së.
g.kosovari