Sopranoja Inva Mula do të ngjitet për herë të parë në skenën e festivalit të këngës në RTSH, i cili sivjet ka edicionin e 55-të tij.
Nuk bëhet fjalë për konkurrim, pasi ajo do të jetë në rolin e një ylli të ftuar dhe është padyshim një surprizë për të gjithë ndjekësit e Festivalit. Burime pranë RTSH-së kanë konfirmuar pjesëmarrjen e saj për “revistawho.com”.
Diva e skenave do të këndojë një këngë shumë të dashur për shqiptarët, por organizatorët nuk japin më shumë detaje.
Emri Mula është i njohur për festivale, pasi në skenë ka shkëlqyer si këngëtar dhe kompozitor i ati i saj, Avni Mula.
BW/d.i.