Super Kupa e Europës blindon Shkupin, mbi 2 mijë policë për Real Madrit-Manchester United

Blindohet Shkupi. Nesër do të zhvillohet Super Kupa e Europës mes Realit dhe Manchester United në stadiumin “Arena Telekom” ndërsa prej ditës së sotme është vendosur regjim i posaçëm i qarkullimit dhe këmbësorëve për rrugët në afërsi të stadiumit.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se prej orës 08:00 e deri në përfundim të ndeshjes deri më 9 gusht do të ketë kontroll të rreptë.

Në gatishmëri janë 2 mijë forcë, ndërsa ekipet janë akomoduar dhe po u japin dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU