Sulmi i Metës ndaj Reformës në Drejtësi, shefja e ONM-së: Disa njerëz mund të kenë frikë

Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, Genoveva Ruiz Calavera tha se disa njerëz mund të kenë frikë nga reforma gjyqësore dha janë të gatshëm që ta pengojnë, por nuk do të lejohen.

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian reagoi pas sulmit të presidentit Ilir Meta për misionin e BE-së në Tiranë (Euralius).

“Duke pasur parasysh interesin e lartë publik, është e rëndësishme të sigurohet monitorimi i ngushtë i procesit dhe të kontribuohet në mënyrë konstruktive. Megjithatë, kjo nuk justifikon sulmin ndaj procesit në kushte. Disa njerëz mund të kenë frikë nga reforma gjyqësore dha janë të gatshëm që ta pengojnë, por nuk do të lejohen. Është përgjegjësi e të gjitha institucioneve shqiptare, partive politike, si dhe shoqërisë civile, për të siguruar që forcimi i pavarësisë, paanësisë dhe llogaridhënies së gjyqësorit përmes këtij procesi është i garantuar.

Muajt ​​e ardhshëm do të jenë vendimtarë, teksa Shqipëria do të lëvizë nga faza e tranzicionit e reformës gjyqësore në zbatimin e saj të plotë. BE, së bashku me SHBA në OMN, do të vazhdojnë të mbështesin këtë proces në mënyrë që populli i Shqipërisë të përfitojë nga reforma dhe të krenohet me ndryshimin që ata kanë kërkuar dhe kanë dëshiruar për kaq gjatë” tha ajo.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU