Strazimiri parashikon dhunë të shtunën: Kjo do jetë protesta më e madhe në histori!

Me 25 maj, opozita ka thirrur protestën e radhës kombëtare para Kryeministrisë.

Ish-deputeti, Gent Strazimiri, i ftuar në RTV Ora tha se kjo do të jetë protesta më e madhe në histori.

Strazimiri: Do të jetë protesta më e madhe e gjithë historisë. Populli opozitar në rrugë është i konsoliduar, nuk ka asnjë hap pas, duke ofruar ndjeshëm edhe ditën e fitores, fundin e Edi Ramës.

I pyetur nëse u kanë adresuar mesazhe kundër dhunës qytetarëve, Strazimiri tha se nxitësi dhe ushtruesi i dhunës në këtë vend, përfshirë dhe protestat opozitare, është kryeministri Rama.

Strazimiri: Kemi bërë thirrje gjithmonë që protesta do të jetë paqësore, nuk kemi planifikuar dhunë kurrë. Nxitësi i dhunës, ushtruesi i dhunës në këtë vend, qoftë edhe në protestë, është qeveria, është Edi Rama dhe askush tjetër.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU