Spitali i Traumës informon për të dëmtuarit pas protestës: Asnjë nuk rrezikon

Për protestën e opozitës së bashkuar ka reaguar edhe Spitali Universitar i Traumës. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, ky institucion shprehet se 19 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Sipas tyre, nga 19 në total, 14 ishin  punonjës policie, katër protestues dhe një operator.

Gjithashtu spitali shprehet se gjendja shëndetësore e tyre është e qëndrueshme dhe nuk kanë asnjë rrezik për jetën. Ndërkohë, në deklaratë flitet edhe sekretarit organizativ të PD-së, Sahit Dollapit, i cili u dhuna gjatë protestës tek ambientet e Kuvendit./ i.h

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU