Spiropali: Çeta me 4 vetë i është vërsulur shtetit me një brutalitet të pashoq

Ministrja e Shtetit për Marrëdhenit me Parlamentin Elisa Spiropali ka hedhur akuza në drejtim të kreut të shteit pas vendimit të tij për anulimin e zgjedhjeve.

Nga foltorja e Kuendit, ajo zgjedhur vargjet e Fan Nolit për të sulmuar Kreun e Shtetit si edhe aktorët kryesorë të opozitës.

Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi i janë vërsulur shtetit me një brutalitet të pashoq. Me Atdheun në gojë e helmin në bark kjo cetë kërkon ti verë minat sistemit demokratik në vend. Këtë aktivitet kriminal e ideojnë dhe ushtrojnë në bashkëpunim. Qëllimi: Mposhtja e shtetit, e kaosi. Arsyeja: Frika nga zgjedhjet.

Kërkojnë të na bindin se djegia e mandateve është akt heroik, zhdekretimi, akt prej burri shteti. Në fakt është një atentat i pastër kushtetues që sulmon republikën, cënon të drejtën e zgjedhjes së shtetasve, janë e drejtë e qytetarëve. Më 30 qershor do përballen me murin e ligjit ku do thyejnë hundër. Ilir Meta shkeli parimin e unitetit kombëtar, dëshmoi se mund të nxjerrësh presidentin nga kulla, po jo të shkulësh LSI nga zyrat më të larta të shtetit. Shkeli parimet.

Ilir Meta nuk do t’ia dijë synon të zgjidhë një pseudokrizë. E ka të qartë se janë 42 parti që janë regjistruar, si e shkel këtë të drejtë. Tenton të justifikojë duke thënë se po shmang përplasjen civile, cilën atë që ideoi në shtëpi? “, u shpreh Spiropali në fjalën e saj.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU