Në Spanjë vazhdojnë ankesat për gjendjen e fushës së “Loro Boriçit”. Edhe pse ende nuk e kanë shkelur nga afër, refreni i spanjollëve gjatë gjithë këtyre ditëve ka qënë terreni që do të gjejnë në Shkodër për ndeshjen ndaj Shqipërisë.
Fakti që vetëm 3 ditë para përballjes ndaj kuqezinjve në “Loro Boriçi” u ndesh Kosova me Kroacinë nuk u pëlqen aspak spanjollëve, aq më tepër që dy transfertat më të vështira të grupit ata duhet t’i luajnë në vetëm 3 ditë diference. Si të mos mjaftonte kjo, largësia e stadiumit të Shkodrës nga aeroporti “Nënë Tereza” është në maksimumin e lejuar nga FIFA, çka shton lodhjen e udhëtimit të ish-kampionëve të botës.
Më shumë se shqetësim për fushën, duket se spanjollët po parapërgatisin justifikimin në rast të një rezultati jopozitiv.